Në Greqinë e lashtë, koncepti i martesës, zakonet martesore dhe marrëdhëniet intime ishin krejtësisht ndryshe nga kohët moderne.
Rolet e femrave në antikitetin greko-romak zakonisht pranohet se kanë qenë vartëse ndaj meshkujve. Në disa raste, nga gratë pritej të përdornin të gjitha llojet e trukeve për të kënaqur dëshirat seksuale të bashkëshortëve të tyre, disa prej të cilave ishin torturuese.
Mashkulli, i ndihmuar nga mjete të ndryshme natyrore ishte në gjendje të kënaqte partneren e tij dhe oreksin e tij të pangopur për seks deri në 12 herë në ditë, shkruan protothema, përcjell abcnews.al.
Sipas librit “Miti i prostitucionit të shenjtë në antikitet” nga historiania Stephanie Budin, kishte një numër përgatitjesh të dizajnuara për të përmirësuar performancën seksuale të burrave. Mjalti në kombinim me specin ishte një nga përbërësit më të zakonshëm dhe të fuqishëm për përgatitjet për të bërë seks.
Një tjetër “viagër” sekrete që përdornin adhuruesit e lashtë ishte bimë indiane që shkaktonte eksitime të forta çdo ditë. Për t’iu kundërvënë eksitimit të përhershëm që bima ofronte, përdornin disa pika vaj ulliri si një antidot. /abcnews.al