Zyrtare: Paga dhe skandali seksual shkaqet, PSG largon sulmuesin

schedule12:49 - 6 Dhjetor, 2020

schedule 12:49 - 6 Dhjetor, 2020

Jese Rodrigues, i cili në fillimet e tij konsiderohej si pasardhësi i Ronaldos ka ndërprerë sot kontratën me PSG. 27-vjeçari erdhi në Paris në vitin 2016.

Ai kurrë nuk arriti të shndërrohet në një lojtar titullar dhe skandalet e shumta, dëmtimet dhe forma e dobët e lanë në hije.

Kështu, sulmuesi dhe klubi kanë gjetur akordin për mbylljen e kontratës 6 muaj nga përfundimi i saj. Së fundmi Jese është vendosur në shënjestër për shkak të akuzave se ka tradhtuar gruan e tij me shoqen e saj.

Gjithashtu, sulmuesi i fotografua në një party duke qëndruar pa maske dhe shkelur rregullat e pandemisë. Të gjitha këto zhvillime dhe paga prej 420 mijë eurosh në muaj e detyruan PSG të shkarkojë sulmuesin. /abcnews.al