Shqipëria pasdite në pushtetin e shiut, përmbytje në Itali, Greqia bëhet gati për stuhi dhe breshër

schedule12:10 - 6 Dhjetor, 2020

schedule 12:10 - 6 Dhjetor, 2020

Shqipëria pasdite do të përfshihet nga reshjet e shiut fillimisht në jugperëndim dhe gradualisht në të gjithë vendin ku në zonat malore do ketë reshje dëbore.

Por moti nuk do të përkeqësohet vetëm në Shqipëri. Emergjencat civile në Greqi kanë vendosur alarmin duke qenë në gatishmëri për stuhinë që parashikohet që të godasë vendin fqinj.

Mediat greke shkruajnë se vendi do të përfshihet nga një stuhi me reshje të dendura shiu, breshër, por edhe dëborë. Megjithatë, po sipas medieve në Athinë, moti i keq do të zgjasë vetëm disa orë, mbrëmjen e sotme deri nesër në orët e para të mëngjesit, pasi më pas pritet një përmirësim.

Nga moti i keq nuk po gjen qetësi as Italia. Alarm i kuq në Veneto nga reshjet e dendura të shiut që kanë shkaktuar përmbytje të shumta, por edhe rrëshqitje dherash./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!