Nga 14 milion eurot e Realit, te falimentimi: Drenthe merr ofertën “tronditëse”

schedule10:14 - 6 Dhjetor, 2020

schedule 10:14 - 6 Dhjetor, 2020

Royston Drenthe, anësori i majtë holandez, pak ditë më parë tërhoqi vëmendjen me lajmin e falimentimit. Ai ka ngelur pa para, ndërkohë që karriera e tij ka pasur vetëm ulje. Drenthe shpërtheu me Feyenoord dhe u shit te Real Madrid për 14 milionë euro.

Ai ka provuar të luajë në Premier League me Everton, si dhe ka provuar eksperienca të ndryshme në Turqi, Rusi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Para dy vitesh ai e la futbollin dhe më pas u rikthye të luante në ligat inferiore në Holandë.

https://twitter.com/victoriacisek/status/1335308528630837253?s=20

Së fundmi LKS Victoria Cisek, klub i kategorisë së gjashtë në Poloni, ka zbuluar se po tenton ta bindë anësorin t’u bashkohet atyre. “Ne jemi në bisedime me holandezin 33-vjeçar, Royston Drenthe, për transferimin e tij të mundshëm te Victoria Cisek.

Ish-lojtari i Real Madrid aktualisht është në Holandë. Ne do t’ju informojmë së shpejti për bisedimet, që shpresojmë të jenë pozitive”, shkruhet në postimin që klubi polak ka bërë në Twitter. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!