Lëkundje tërmeti janë ndjerë mëngjesin e sotëm në vendt. Nga të dhënat e para mësohet se epiqendra ka qenë në detin Adriatik me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter.
Sipas faqes europiane EMSC, lëkundjet ishin në thellësi 10 kilometër. Epiqendra e tërmetit u lokalizua 39 kilometra nga Tirana dhe 22 kilometra nga Durrësi.
Lëkundjet janë regjistruar në orën 08:19. Ndërkohë deri më tani nuk raportohet për dëme.
Një ditë më parë u regjistruan 4 tërmete në jug të vendit, me epiqendër pranë Himarës.
g.v/abcnews.al