Mbretëresha Elizabeth do të marrë vaksinën Pfizer në javët e ardhshme

schedule07:42 - 6 Dhjetor, 2020

schedule 07:42 - 6 Dhjetor, 2020

Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar Elizabeth II do të marrë vaksinën Pfizer-BioNTech kundër Covid në javët e ardhshme.

Sipas mediave britanike Mbretëresha 94 vjeçare dhe burri i saj, Princi Philip, 99 vjeç, do të vaksinohen të dy  si përparësi për shkak të moshës së tyre dhe jo si trajtim preferencial.

Britania është vendi i parë në botë që i ka dhënë dritën jeshile kësaj vaksine. Të moshuarit dhe kujdestarët e tyre do të jenë të parët që do të vaksinohen si edhe personeli mjekësor i vijës së parë.

Britania ka porositur paraprakisht 40 milion doza të vaksinës në total dhe do të marrë një sasi fillestare prej 800,000 për të filluar javën e ardhshme. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!