Policia ka shoqëruar rreth 15 persona deri më tani di të dyshuar apo që mund të kenë dijeni për ekzekutimin e efektivit të FNSH-së së Shkodrës, Xhulio Prela.
Ky i fundit u gjet u vrarë me një plumb në gjoks brenda makinës së tij pranë fshatit Gajush rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm.
Burime bëjnë me dije për abcnews.al se policia ka dy pista hetimi në lidhje me vrasjen e Prelës. E para lidhet me një konflikt që Prela ka patur dy vjet më parë në zonën e Lezhës pasi shoqëroi në polici disa të rinj pas një operacionit të policisë.
Lexo edhe: “Një makinë ia bëri me drita”: Si i zunë pritë autorët Xhulio Prelës dhe e ekzekutuan
Pista e dytë lidhet me një grabitje që mund të jetë organizuar ndaj tij, por sipas bluve ky mbetet një version i dobët pasi ka të dhëna që autorët e kanë ndjekur Prelën prej disa kohësh.
Policia gjeti tre gëzhoja pistolete në vendin e ngjarjes. Dy prej plumbave të lëshuar nga një armë e dyshuar si pistoletë kanë goditur makinën e Prelës, kurse vetëm njëri e ka qëlluar atë në gjoks duke i shkaktuar edhe vdekjen.
Prela u gjet i vdekur brenda në makinë disa dhjetra metra larg vendit ku dyshohet se u qëlluar, ç’ka bën policinë të kuptojë se ai ka tentuar të largohet prej autorit apo autorëve të ngjarjes. /abcnews.al