Arsyet pse duhet të ecni zbathur në shtëpi

schedule13:40 - 5 Dhjetor, 2020

schedule 13:40 - 5 Dhjetor, 2020

“Mos ec këmbëzbathur, do të ftohesh” është shprehja që kemi dëgjuar shpeshherë në fëmijëri nga prindërit. Por në fakt, ky zakon nuk është aq i dëmshëm sa duket. Sipas ekspertëve, ka disa benefite që merr trupi kur ecni zbathur nëpër shtëpi.

Shëron emocionet negative

Ecja këmbë zbathur zvogëlon stresin ndërsa krijon emocione të bukura, pa shqetësime duke iu bërë të “udhëtoni” përsëri në fëmijërinë tuaj. Gjithashtu ndikon dhe tek frymëmarrja dhe gjaku.

Freskon lëkurën

Sipas ekspertëve, është e rëndësishme që këmbët të marrin frymë natyrshëm dhe të lirohen nga kufijtë e ngushtë të këpucëve. Gjithashtu, kur nuk keni veshur këpucë ju parandaloni zhvillimin e erërave të këqija dhe kërpudhave.

Forcon mbrojtjen e trupit

Kur ishim të vegjël, sidomos në ditët e ftohta ajo që shpesh dëgjonim: “Mos ec këmbëzbathur, do të ftohesh”. Por, ecja zbathur na ndihmon t’i rezistojmë më mirë ftohjeve. Ndërsa dyshemeja e ftohtë bën që trupi të kompensojë me prodhim shtesë të nxehtësisë, kjo forcon sistemin imunitar.

Stimulon qarkullimin e lirshëm të gjakut

Ai gjithashtu aktivizon qarkullimin e gjakut në arteriet dhe venat e këmbëve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!