Publicisti Fatos Lubonja në një intervistë me gazetarin Baton Haxhiu në emisionin “Prishtinë-Tiranë”, që startoi mbrëmjen e sotme në “ABC” rrëfeu për herë të parë takimin me Ramiz Alinë dhe bisedën mes tyre për diktatorin Enver Hoxha. Lubonja tregoi se Alia i kishte thënë se Enver Hoxha pas viteve ‘60 çedoi duke shkatërruar partinë.
“Po them dicka, që unë nuk e kam thënë ndonjëherë publikisht, por po ta them ty. Unë kam pasur rastin të takoj Ramiz Alinë herët pasi u lirova nga burgu. Më kërko ai. Histori e gjatë. Donte të krijonte një, isha atëherë sekretar i forumit të të drejtave të njeriut. Donte të krijonte diçka se ishte akoma dënimi me vdekje dhe të përfshinte edhe këto, ndoshta organizatat e të drejtave të njeriut. Pastaj u hoq dënimi me vdekje fare në Shqipëri. Po nejse.
Pata një takim dhe padyshim që ishte një takim mes një njeriu që dilte nga burgu dhe këtij që ishte në pushtet dhe midis të tjerave ra biseda për Enver Hoxhën dhe unë i shpreha gjithë mendimin tim për Enver Hoxhën që ishte një mendim negativ që fillonte qysh nga lufta. Pak a shumë. Ose i thash në tërësi. I thashë që gabimi i tij kryesor ishte që nuk u nda nga Enver Hoxha kur mori pushtetin. Pak a shumë një ide e tillë.
Dhe ai më tha një gjë që nuk e ka thënë publikisht. Më “shiko unë nuk mendoj si ti në disa aspekte. Unë, tha i njoh luftën. I njoh tha deri në vitet ’60 edhe pse aty ka probleme, pas viteve ’60, tha shkatërroi partinë, shkatërroi inteligjencën”. Gjë që s’e ka thënë, s’e ka shkruar, mua ma ka thënë kështu. Po kthemi te lufta. Luftën, pra ai nuk e preku dhe ia njihte Enver Hoxhës.
Unë edhe babën tim që e kam pasur pjesë të luftës, e mbaj mend që kur ishte i ri pa rënë në burg fliste që e kemi ekzagjeruar, po kemi bërë, ishte ideja që lufta, kanë dashur të japin jetën, apo jo? Ishte e rëndësishme, por ishte më kritik, por më vonë me pleqërinë, luftën nuk ia prekje dot. Edhe nëna ime që ka shkruar një libër, thoshte që kujtimet më të bukura janë lufta, ku kanë marrë pjesë të rinj. Unë mendoj që ajo luftë, e thashë duhet analizuar për të kuptuar rrënjët e së keqes shqiptare” tha Lubonja./ db/Abcnews.al