Ja çfarë do të thotë nëse flini me çorape!

schedule21:45 - 4 Dhjetor, 2020

schedule 21:45 - 4 Dhjetor, 2020

Nëse vishni çorape në shtrat kjo është ndoshta sepse jeni shumë të ndjeshëm ndaj të ftohtit. Nëse është kështu, kjo mund të ketë lidhje me aspekte të ndryshme të trupit tuaj, përfshirë trashësinë e lëkurës dhe shkallën e metabolizmit.

Njerëzit me një metabolizëm të shpejtë ndjehen të nxehtë dhe të djersitur gjatë gjithë kohës, ndërsa ata me një metabolizëm të ngadaltë dhe qarkullim të dobët të gjakut ndjehen të ftohtë më shumë se njerëzit e tjerë.

Por ndërsa të qenit i ndjeshëm ndaj të ftohtit është një gjendje e lidhur me karakteristikat tuaja fizike dhe biologjike. Ajo gjithashtu ka shumë të bëjë me perceptimin tuaj të hapësirës dhe temperaturës. Kështu, dy njerëz me karakteristika shumë të ngjashme fizike mund ta perceptojnë klimën e jashtme në mënyra shumë të ndryshme.

Njerëzit të cilët ndjejnë nevojën për të fjetur me çorape, zakonisht kërkojnë të mbrohen. Nëse jeni një prej tyre, ka shumë mundësi që të adhuroni vendet komode dhe gjithmonë të kërkoni të krijoni marrëdhënie të thella dhe shumë intime me të tjerët. Ju jeni një person me ndjeshmëri të lartë dhe nuk shqetësoheni të ndani hapësirën tuaj personale. Përqafimet dhe përkëdheljet ju bëjnë të lumtur./e.b-abcnews.al