Studiuesit nga Universiteti i Bonit, së bashku me Ministrinë Egjiptiane të Antikiteteve, kanë deshifruar një mbishkrim shkëmbor nga fundi i mijëvjeçarit të katërt para Krishtit që shërbeu si një shenjë rrugore. Ekipi deshifroi katër hireoglifet e gdhendura më shumë se 5 mijë vite më parë në një gur të madh që shkruhej “Domain of the Horus King Scorpion”.
Ajo që e bën këtë mbishkrim unik është simboli rrethor në pjesën e sipërme që tregon se shkëmbi ishte një shenjë e territorit të një sundimtari. Arkeologët theksojnë se shkrime të tilla në një zonë të largët ishin të pazakonta për ata që jetonin në mijëvjeçarin e katërt para Krishtit.
Studiuesi Ludwig D. Morenz thotë se sundimtari i quajtur Akrepi jetoi rreth vitit 3070 pes, por ekipi ende nuk ka përcaktuar datat dhe kohëzgjatjen e mbretërimit të tij. “Domain of the Horus King Scorpion”. Një hieroglif rrethor tregon se është një emër vendi. Kjo e bën atë shenjën më të vjetër të njohur të emrit të vendit në botë”, thotë Morenz. /abcnews.al