Barcelona fitoi 0-3 mbrëmjen e kaluar në Hungari kundër Ferencvaros dhe kryeson grupin G të Champions League me 15 pikë të plota.
Sërish transfertë për skuadrën katalanase, por kësaj radhe në kampionat. Djemtë e Roland Koeman do të përballen të shtunën në mbrëmje ndaj Cadiz.
Një sfidë që duhet fituar me çdo kusht për të vazhduar ngjitjen drejt kreut. Ndërkohë, drejtuesit e klubit po mendojnë t’i dhurojnë rinovimin Ousmane Dembele.
23-vjeçari francez ka shënuar 4 gola këtë sezon, nga të cilët tre në Champions League. Kontrata e tij përfundon në verën e vitit 2022.
Barcelona e cilëson shumë të rëndësishëm dhe ESPN raporton se drejtuesit e klubit po përgatisin një të re, për të zgjatur bashkëpunimin me kampionin e botës. /abcnews.al