Pozoi me fustan për “Vogue”, Harry Styles reagon për herë të parë ndaj kritikave

schedule21:33 - 3 Dhjetor, 2020

schedule 21:33 - 3 Dhjetor, 2020

Pak javë më parë, Harry Styles u bë mashkulli i parë që u shfaq vetëm në kopertinën e revistës “Vogue”. Ndërsa pozoi i veshur me fustan, këngëtari britanik foli për evoluimin e stilit të tij ndër vite, duke sfiduar stereotipet gjinore të veshjeve. Të shumtë ishin ata që e përkrahën vendimin e ish-anëtarit të “One Direction”, por shumë të tjerë e kritikuan ashpër.

Personazhe të njohur publikë si Candace Owens dhe Ben Shapiro pretenduan se imazhet nuk ishin vetëm fyese, por njollosnin dhe figurën e burrit.“Nuk ka asnjë shoqëri që mund të mbijetojë pa burra të fortë. Lindja e di këtë. Në Perëndim, feminizmi i qëndrueshëm i burrave tanë në të njëjtën kohë që Marksizmi u mësohet fëmijëve tanë nuk është një rastësi. Është një sulm i drejtpërdrejtë. Ktheni burrat!”, shkroi ajo në Twitter.

Megjithëse, kanë kaluar pak ditë nga zhurma që u shkaktua në rrjete sociale, Harry ka vendosur t’ju përgjigjet kritikëve vetëm tani. Artisti ka publikuar një fotografi në Instagram, krahas së cilës shkroi: “Duke kthyer burrat “burra”, duke përsëritur fjalët e Owens e cila pretendoi se ‘asnjë shoqëri nuk mund të mbijetojë pa burra të fortë’.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @harrystyles

Fansat kanë vërshuar në komente duke treguar dhe njëherë mbështetjen ndaj këngëtarit britanik. “Përshëndetje Harry!! Unë doja të të shkruaj se jam shumë krenar për ty. Jam shumë i lumtur që shprehesh ashtu siç dëshiron.” “Unë jam krenar për ju që ndihmuat të tjerët të kuptojnë njëri-tjetrin!! Jeni i mrekullueshëm dhe ndihem i nderuar se të kam idhull”, shkruajnë ndjekësit. /abcnews.al

Imazhi mund të përmbajë Veshje veshjesh Person i Njeriut Harry Styles Field Outdoors Bimë Bari Natyra dhe Çadra

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!