Dy persona në Elbasan janë vënë në pranga pasi u kapën duke transportuar, kundrejt fitimit, tre shtetas të huaj nga vendet e treta.
Pasi informacioneve të marra se dy persona po transportonin nga Korça, 3 shtetas nga vendet e treta, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit 150 euro për person, policia bëri të mundur arrestimin e tyre.
Kështu, në pranga u vunë H. H., 31 vjeç dhe H. E., 27 vjeç, banues në Korçë të cilët u kapën në aksin rrugor Pogradec-Elbasan.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar mjeti, 200 euro dhe 2 aparate celular. s.b/abcnews.al/

