Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin Kahramanmaras të Turqisë, ku mbetën të plagosur dy policë. Më pas, njëri prej policëve të plagosur ndërroi jetë në spital.
Mediat lokale bëjnë me dije se ngjarja ndodhi në një hotel të qytetin, në të cilin pati shkëmbim zjarri mes një 22 vjeçari dhe policisë.
Polise silahlı saldırı yapılan otel çevresinde güvenlik önlemleri alındı. Özel Harekat Polislerinin operasyonu sürüyor.#Kahramanmaraş pic.twitter.com/LSDKHjWsiT
— TÜRK Polisi (@TurkPolisiTC) December 3, 2020
Ngjarja ka alarmuar qytetin për shkak edhe të frikës për sulme terroriste, siç ishte ai i disa javëve më parë në qytetin jug-perëndimor të Hatayit.
Pas njoftimit për sherrin, policia mbërriti në hotel ku u përballe me të shtënat nga i riu.
O piçler yaşamasın polisim şehit olmuş. Can çekişerek ölsünler. Acıdan öldüm deyip ölemesinler çeksinler mislini #Kahramanmaras pic.twitter.com/S6elQcKXX7
— çiğdemm? (@cigdemcam_0) December 3, 2020
Më pas, në zonë mbërritën forcat speciale ku bënë arrestimin e tij. Policia zbuloi se 22-vjeçari ishte i kërkuar për një tjetër krim të ngjashëm të kryer në Antalja. /abcnews.al