Orar vizitash për të takuar pacientët me Covid, qetësohet situata te Infektivi

schedule11:26 - 3 Dhjetor, 2020

schedule 11:26 - 3 Dhjetor, 2020

Familjarët e të sëmurëve me Covid tashmë kanë një mundësi që të kontaktojnë dhe të njihen më nga afër me gjendjen e të afërmve të tyre përmes orarit të vizitave që është përcaktuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Gazetarja e ABC, Ema Shazivari këtë të enjte nga ambientet e jashtme të Infektivit është shprehur se krahasuar me një ditë më para gjendja është më e qetë, sipas saj duket se ka funksionuar vendosja e orarit të vizitave dhe familjarët kanë mundësi që të informohen më lehtë për gjendjen shëndetësore të të afërmve.

Ndërkohë duket se në spitalin Covid 2, nuk ka funksionuar një gjë e tillë dhe vijon vështirësia e familjarëve për të marrë informacion dhe kontaktuar me të afërmit e tyre të sëmurë me koronavirus.

Gjithashtu gazetarja raporton për ABC se nga komunikimet me familjarët e pacientëve, ato janë shprehur se është një zgjidhje  e mirë, pasi tashmë ato nuk kanë nevojë që të presin koordinatorin përkatës siç ndodhte më parë. Kjo është një nismë që shërben dhe për pacientët që i qetëson psikologjikisht./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!