Moderatorja bukuroshe Kiara Tito ka qenë gjithmonë në qendër të mediave rozë për shkak raportit me këngëtarin Butrint Imeri.
E ftuar mbrëmjen e djeshme në “Roped With Olsi”, ajo u pyet pse është ndarë nga këngëtari, një pyetje që duket se do ta përndjekë gjithë jetën moderatoren. Kiara tha se ajo dhe Butrinti nuk kanë qenë ndonjëherë bashkë.
“Është një pyetje që kanë përshtypjen që do më përndjekë gjithë jetën time. Imagjino, kur më pyet edhe gjyshja “Pse u ndave?”. Kush të tha që u ndamë? Domethënë nuk kemi qenë ndonjëherë bashkë”, u shpreh moderatorja. l.k/abcnews.al