Ishulli Hashima ndodhet në jug të Japonisë, dhe njihet gjithashtu si ‘Battleship Island’ pasi duket si një luftanije gjigande. Ajo që e bën ishullin interesant është se njihet si një qytet fantazmë për më shumë se 40 vitesh.
Ishulli është i rrethuar nga mure të larta prej betoni në mënyrë që të mos preket nga tajfunët dhe cunamet. Popullsia e tij shkoi në zero në në 1974 dhe që nga ajo kohë njihet si një qytet fantazmë për shkak se njerëzit u larguan nga ishulli në pamundësi për të gjetur punë.
Ishulli qëndroi nën pronësinë e Mitsubishi për 38 vite dhe më pas iu dha administratës së qytetit Nagasaki falas në 2009. Ai u përfshi në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në korrik 2015 pasi është një tregues i rëndësishëm i revolucionit industrial të ishullit. /abcnews.al