Një vajzë 14-muajshe u dërgua me urgjencë në spital të martën pasi pretendohet se ishte goditur me thikë në bark nga vëllai i saj më i madh në Brooklyn, të SHBA-ve.
Foshnja ishte në banesën e familjes së saj në Patchen Avenue në lagjen Bedford-Stuyvesant kur u sulmua rreth orës 4.30 pasdite.
Kur ndodhi ngjarja, të vetmit persona brenda banesës ishin foshnja, vëllai i saj nëntë vjeç dhe gjyshja e tyre.
WABC raportoi se djali thuhet se ka autizëm, i cili është një çrregullim që prek sistemin nervor. Kur prindërit e fëmijëve u kthyen në apartament, ata gjetën vajzën e tyre të vogël të goditur në bark dhe e çuan në Spitalin Woodhull në gjendje kritike, por të qëndrueshme.
Ajo më pas u transferua në Spitalin Bellevue për trajtim të mëtejshëm. Ndërkohë, vëllai u dërgua në Spitalin Kings County për vlerësimin e shëndetit mendor. g.v/abcnews.al