Fotografi francez Michel Setboun, (MISHEL STEBO) sjell “40 Vjet Histori në Vendin e Shqiponjave” përmes portreteve njerëzore.
Në një interviste për ABC, ai rrëfen nga sheshi Skënderbej emocionet e takimit me shqiptarët e fotografuar prej tij 40 vitesh.
“Shqipërinë e kam fotografuar në dy kohë, në periudhën e diktaturës dhe pas viteve 90. Para dy vitesh prezantova fotografitë e para viteve ’90. Kësaj here ekspozita është interesante pasi janë portrete njerëzish shkrepur disa vite më parë dhe ato ji kam fotografuar pas 40 vitesh. Disa nga personazhet i kam gjetur, të tjerë fatkeqësisht nuk jetojnë më”, thotë forografi.
Ndiqni intervistën e plotë me gazetaren Leontina Nika!