LGBT vlerëson me çmim Dua Lipën, këngëtarja bën thirrje e përlotur

schedule14:52 - 2 Dhjetor, 2020

schedule 14:52 - 2 Dhjetor, 2020

“Attitude Awards” është eventi i madh i ndarjes së çmimeve që u organizua nga komuniteti LGBTI.

Sipas mediave ndërkombëtare, këtij eventi i janë bashkuar disa personazhe të famshëm si: Dua Lipa, Taylor Sëift, Luke Evans dhe Stephen Fry, të cilët u nderuan dhe çmime.

Mirëpo, teksa pranoi çmimin e saj, duket se këngëtarja shqiptare u prek nga kjo kauzë e cila ka arritur të shkaktojë dhe probleme mendore tek ato që janë pjesë e saj.

Ajo foli për të rinjtë e komunitetit LGBT që kanë luftuar me shëndetin e tyre mendor gjatë periudhës së Covid-19.

Duke treguar se si është rritur numri i të rinjve që kanë vrarë veten në vitin 2020, ajo u bëri thirrje e përlotur atyre që shikonin: “Nëse keni dikë që ju mendoni se është i prekshëm, ju lutemi mos prisni që ata të zgjasin dorën”.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!