Moderatorja Brunilda Lahe është një ndër vajzat e ekranit shqiptar më të rezervuara.
Mirëpo, me ardhjen në jetë të vajzës së saj duket se gjërat kanë ndryshuar. Moderatorja është edhe më aktive në rrjetet sociale. por nuk mbyllet me kaq, duket se ka ndryshuar edhe bashkëshorti i saj.
Gjatë një bisede me ndjekësit, Bruna ka shpjeguar arsyen pse nuk publikon asnjëherë foto me këtë të fundit.
“Ai punon në Tv, por pas kamerave, nuk i ka qejf fotot. (Por pasi lindi Hana diçka ka ndryshuar. Kemi bërë 2 sete profesionale e po bëhemi gati për të tretin. Bashkë vetëm fotot e martesës kemi profesionale.) Nuk e do vëmendjen e medias sociale aspak dhe unë e respektoj dëshirën e tij. Këto janë disa nga arsyet që nuk postoj me bashkëshortin”, ka shkruar ajo, duke bashkëngjitur për herë të parë një foto familjare. l.k/abcnews.al