Dy persona u arrestuan nga Policia e Lezhës për shkak se tentuan të japin ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit të 7 shtetasve të vendeve të treta.
Ata janë Besnik Gjoka, 46 vjeç nga ishulli i Shëngjinit dhe Valentino Ndoci, 48 vjeç, nga Puka. Shtatë persona të vendeve të treta u gjetën brenda një tuneli tek “Rana e Hedhun” në Shëngjin.
Prej aty, ata do nisnin rrugën drejt Malit të Zi. Ndërkohë po mëngjesin e kësaj të mërkure, Policia Kufitare e Korçës ndaloi 4 emigrantë të paligjshëm në kufirin e gjelbër.
Bëhet fjalë për 3 shtetas sirianë dhe 1 palestinez. Ata u kapën në piramidën nr 3 në kufirin e gjelbër, ndërsa po tentonin të kalonin kufirin në këmbë. Katër refugjatët, të gjithë meshkuj, u nisën drejt qendrës së azilkërkuesve në Tiranë./abcnews.al