Vajza e trajnerit Sinisa Mihajlovic, Viktorija, është në një lidhje me sulmuesin Piertro Pellegri. Çifti nuk e ka mbajtur më sekret lidhjen e tyre, pasi ka qenë pikërisht Viktorija, e cila ka postuar një foto në rrjetet sociale krah tij.
“Rrëmuja e zemrës time”, shkruan 24-vjeçarja krahas fotos në “Instagram”. Nuk kishte si të mos mungonte një koment nga italiani, i cili reagoi menjëherë. “I çmendur pas teje”, shkruan Pellegri.
Italiani në fakt është gati katër vite më i vogël se Mihajlovic dhe që nga viti 2018 luan e jeton në Monaco. Kohët e fundit çifti kanë marë dhe një apartament së bashku në principatën franceze, çka e vërteton dhe një herë lidhjen e tyre. /abcnews.al