VIDEO/ Vetëvrasjet në spitalet Covid, nis “puna” e koordinatorëve për informimin e familjarëve

schedule10:45 - 2 Dhjetor, 2020

schedule 10:45 - 2 Dhjetor, 2020

Duke filluar nga dita e sotme, familjarët e të shtruarve tek spitalet Covid do të kenë një pikë kontakti ku të mësojnë mbi gjendjen e të afërmve, si edhe t’u dërgojnë atyre ushqime apo veshje.

Gazetarja e ABC, Ema Shazivari ka kapur momentin kur koordinatorja nga Infektivi afrohet tek familjarët e pacientëve duke i informuar ata për gjendjen.

Gjatë ditës së djeshme, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi edhe për vendosjen e tabletave për të mundësuar komunikimin vizual mes familjarëve dhe të sëmurëve.

Gjatë muajve të fundit pesë persona të infektuar me koronavirus janë hedhur nga spitalet duke u vetëvrarë. Mjekët dhe psikologët kanë vlerësuar mungesën e kontaktit me famijarët si një ndër shkaqet që shtyjnë të sëmurët të vrasin veten. /abcnews.al