Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Na jep votën o kokëpalarë”, fshati në Pogradec prej 30 vitesh pa ujë, banori: S’ka shpresë!

schedule10:52 - 2 Dhjetor, 2020

schedule 10:52 - 2 Dhjetor, 2020

Uji i pijshëm është shqetësimi kryesor për 130 familje në fshatin Proptisht të rrethit të Pogradecit. Prej më se 30 vitesh, në çezmat e tyre nuk rrjedh ujë. Dhe, ndërkohë që jemi në kohë pandemie, jeta bëhet akoma më e vështirë.

Ata bëjnë apel për zgjidhje të situatës, në të kundërt nuk do të marrin pjesë ne votime. Duke folur për mikrofonin e ABC, një emigrant që jeton në Greqi por që kthehet herë pas here në vendin e lindjes thotë se situata është tejet serioze.

Ai shprehet se ka dëshirë të bëjë shumë gjera në fshatin e tij të lindjes, por “këtu s’të jep njeri shpresë.”

“Unë Banoj në ishullin Rodos, kur vij këtu, është problemi i ujit të pijshëm. S’ka ujë. Është kot fare. Ndihmojnë njëri-tjt pesë a gjashtë veta. Të tjerët… Jemi në 2020, s’ka ujë të pijshëm. Nuk i kanë çuar një çezmat fshatarit te shtëpia që të lajë kokën. Dhe vijnë i marrin votat, i thonë, na jep votën o kokëpalarë. Tallen. Kam qef të bëj shumë gjëra këtu, s’të jep njeri një shpresë. Çdo gjë ka vdekur, ka baruar.”

Po ashtu, i pakënaqur nga situata aktuale në vendin e tij, ai bën thirrje që më 25 prill të votohet një alternativë tjetër.

“Nëse populli s’i vë gishtin kokës, të votojë një alternativë tjetër, është i mbaruar fare.” s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!