Jepet vendimi, çfarë do të ndodhë me ceremoninë e Oscarit

schedule10:18 - 2 Dhjetor, 2020

schedule 10:18 - 2 Dhjetor, 2020

Akademia e Çmimeve Oscar ka njoftuar se ceremonia e radhës nuk do të mbahet online, por me të ftuar në sallë.

Ceremonia, e 92-ta me radhë, ishte planifikuar të mbahej më 9 shkurt, por është shtyrë për 25 prill për shkak të pandemisë.

“Nuk duam të diskutojmë me mënyrën online, çmimet Oscar do të ndahen në sallë me të gjithë të nderuarit e pranishëm”, u shpreh zëdhënësi i akademisë gjatë një interviste për revistën Variety.

Ndërkohë ende nuk dihet se sa persona do të jenë të pranishëm në “Dolby Theatre”, ku mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve, nëse do të ketë kufizime apo do të jetë si në të kaluarën. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!