Pezullohet puna në gjykatën e Lezhës. Kryesekretarja e gjykatës ka rezultuar pozitive me COVID-19 dhe për shkak se ajo ka pasur kontakte të shumta me personelin e këtij institucioni është vendosur që të ndërpritet puna deri ne daljen e rezultateve për personelin. Gazetari i “ABC”-së në Lezhë, Gjergj Figuri ka siguruar vendimin e gjykatës për pezullimin e punës në këtë institucion.

Nga ky efekt do të përjashtohen shërbime gjyqësore që lidhen me çështje të natyrës urgjente, si masat e sigurisë./ db/ Abcnews.al

