Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama nga Londra flet për takimin me Cipras e ecurinë e rajonit drejt BE

schedule21:39 - 10 Korrik, 2018

schedule 21:39 - 10 Korrik, 2018

Nga Londra ku po merr pjesë në Samitin e Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor, në kuadër të iniciativës së Berlinit, Kryeministri Edi Rama ka thënë se po prêt të takojë së shpejti kryeministrin grek Aleksis Cipras, mbi marrëveshjen që pritet të nënshkruhet mes dy vendeve.

Në një intervistë të shkurtër për botuesin e gazetës “Albanian Free Press” Spyros Sideris, kryeministri ka përsëritur qëndrimin se marrja e një date për hapjen e ngociatave me BE është një lloj zgjidhje pozitive për Shqipërinë, për të mos humbur kohë, por për t’i shfrytëzuar 12 muajt e ardhshëm në funksion të gjithë procesit analitik.

Kryeministri ka nënvizuar si përparim të rajonit edhe marrëveshjen për emrin mes Maqedonisë e Greqisë dhe është shprehur se edhe zgjidhja mes Serbisë e Kosovës do vijë, edhe pse nuk është e lehtë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!