“Ndjenjat e miqësisë t’i kthejmë në bashkëpunim të fuqishëm e të dobishëm ekonomik”, tha Presidenti Ilir Meta gjatë fjalës së tij në Parlamentin e San Marinos. Kreu i Shtetit po zhvillon një vizitë shtetërore atje.
Presidenti i Republikës Ilir Meta po zhvillon një vizitë shtetërore në San Marino.
Në fjalën që mbajti në Palementin e San Marions dhe Këeshillin e Madh e të Përgjithshëm Kreu i Shtetit vlerësoi marrëdhëniet trandicionalisht miqësore mes dy popujve.
“Qëllimi kryesor i vizitës sime në San Marino është që sentimentet e mëdha të miqësisë, t’i kthejmë në bashkëpunim të fuqishëm e të dobishëm ekonomik e kulturor. Aty ku ka vullnet e dëshirë çdo gjë realizohet”, – u shpreh Presidenti Meta.
Presidenti Meta përshëndeti vendimin më të fundit të Qeverisë së San Marinos për çeljen e Ambasadës së saj në Tiranë dhe nënvizoi se kjo është një ngjarje historike në marrëdhëniet midis dy vendeve, që do t’i japë një shtytje të fuqishme bashkëpunimit.
Në mënyrë të veçantë, Presidenti Meta, nënvizoi se Shqipëria dhe San Marino janë dy vende me vokacion të qartë evropian dhe që aspirojnë të jenë pjesë e tregut të përbashkët evropian. /abcnews.al
Nderkohe Kreu i Shteti në San Marino, u prit me nderimet shtetërore nga Kapitenët Regjentë, Stefano Palmieri dhe Matteo Ciacci.
Pas interpretimit të himneve kombëtare dhe nënshkrimin në Librin e Miqve të Shquar, Presidenti Meta dhe Kapitenët Regjentë kryesuan takimin midis dy delegacioneve.