Lënia jashtë e Messit, dëmtimi i Pique dhe Depay: Ronald Koeman i thotë të gjitha

schedule13:58 - 1 Dhjetor, 2020

schedule 13:58 - 1 Dhjetor, 2020

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, doli pak minuta në konferencën e zakonshme për shtyp para duelit me Ferencvaros. Holandezi u ndal në shumë tema, ku nuk kishte si të mungonte shpjegimi për lënien jashtë listës sërish të Leo Messit. Ai foli dhe për gjendjen e Gerard Pique si dhe për zërat e merkatos që lidhen me një transferim të mundshëm të Memphis Depay.

DUELI ME FERENCVAROS – “Ferencvaros ka lojtarë cilësorë në sulm dhe janë shumë të shpejtë. Mund të befasojnë këdo që nuk është i përqendruar. Ky është një mesazh për lojtarët e mi, që të kenë të njëjtin përqendrim dhe të njëjta energji sikurse kundër Dynamos”.

SITUATA NË GRUP – “Gjëja më e rëndësishme është të kualifikohemi për në raundin tjetër, diçka që ne e kemi bërë. Por, kur je te Barcelona kërkon gjithmonë të fitosh, mundësisht dhe bindshëm. Ne duam të jemi të parët në grup dhe kemi tre pikë avantazh ndaj Juventusit, kur kemi dhe dy ndeshje për të luajtur”.

 

PUSHIM TJETËR PËR MESSIN – “Nuk është e zakonshme, por me kalendarin që kemi vendosa që ta lë prapë pushim. Ne tashmë jemi kualifikuar dhe duam t’u japim mundësi lojtarëve të tjerë si dhe kemi një ndeshje të rëndësishme të shtunën në kampionat. Duke filluar nga nesër nuk do ta shikoni më Leon pushim”.

 

PIQUE – “Kam folur me të dhe është duke bërë ushtrime force çdo ditë. Unë nuk jam mjek dhe nuk kam ndikuar në vendimin e tij që të mos bëjë operim. Mjekët dhe ai vendosin vetë. Ne mendojmë se është mënyra më e mirë që të rikuperohet. Nuk e di kur kthehet, shpresoj të ndodhë këtë sezon”.

ZËRAT PËR DEPAY – “Sërish e njëjta pyetje. nuk është e drejtë për ata që po stërviten dhe po marrin maksimumin prej saj. Do të ishte mungesë respekti nëse flasim për emra dhe pozicione. Këto janë vendime që do t’i marrim në janar”.

 

NDËSHKIMI I MESSIT PËR FESTËN – “E dimë që ka rregulla kur heq fanellën, sikur e dinë të gjithë pse e bëri atë. Ishte një dedikim për Maradonën dhe duhet të kuptoni, por vendimi nuk më takon mua. Po të ishte për mua do t’ia hiqja kartonin e verdhë, normalisht,” përfundon Koeman. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!