Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e Kryetarit të Partise Demokratike Lulzim Basha për të shpallur moskompetencën për akuzën e ngritur nga Taulant Balla lidhur me implikimin ne ngarkesen me 3.4 milione euro ne makinat “Toyota Yaris”. Çështja do të gjykohet në Gjykatën e Tiranës.
Selia blu përmes nje njoftimi per shtyp, thekson qe ankimimi në gjykatën e gabuar nga Taulant Balla, të mos jetë bërë me qëllim; zvarritjen e çështjes, krijimin e rrethanave të rreme për të ndikuar hetimin penal ndaj çështjes, ku akuzohet si i përfshirë, mashtrimin e opinionit publik.
Partia Demokratike vë në dukje shpejtësinë me të cilën trajtoi çështjen Gjykata e Krimeve të Rënda, ndërsa mbyll njoftimin e shpërndarë për mediat; “Basha shprehet se “dëshiron të besojë që me këtë standard dhe shpejtësi maksimale, Gjykata zbaton për çdo çështje që lidhet me krimin e organizuar dhe korrupsionin”.
Pas kësaj deklarate Taulant Balla reagoi në rrjetin social facebook ku shkruan se Basha sipas tij është terhequr nga shpifjet dhe fyerjet, por synon të mbrohet me procedurë.
“Ke një kallzim në Prokurori Lulzim, nesër i shtohen edhe elementë të tjerë që fajësojnë penalisht”, shkruan kryetari i grupit paralementar socialist. /abcnews.al