Çështja e këngëtares Fjolla Morina ka sjellë përplasje në prokurorinë e Kukësit.
Gazetarja Glidona Daci bën me dije për ABC se drejtuesja e prokurorisë ka dalë kundër prokurorit të çështjes dhe kërkon që këngëtarja të gjykohet për trafik armësh në bashkëpunim me dy të tjerë, Fisnik Syla dhe Fitim Muja.
Ndërkohë nga ana tjetër prokurori i çështjes ka ngritur akuzën armëmbajtje pa leje dhe ka kërkuar pushim të çështjes për dy personat e tjerë të përfshirë në ngjarje.
LEXO EDHE: FOTO/ Fjolla Morina arrestohet me dy pistoleta në Kukës
Këngëtarja është arrestuar në shtator në pikën kufitare Morinë, e cila u kap një armë zjarri pistoletë, me 23 fishekë luftarak si dhe një pistoletë çakmak të fshehura në çantë./abcnews.al