Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Zidane: Finale me Shakhtar, a mund të mos ma përmendni më këtë lojtar?!

schedule20:56 - 30 Nëntor, 2020

schedule 20:56 - 30 Nëntor, 2020

Tjetër transfertë për Real Madrid në Champions League. Rekordmenët e kompeticionit më të rëndësishëm për klube, luajnë në Ukrainë përballë Shakhtar Donets, sfida e pestë e grupit B.

Fitorja sjell kualifikimin, teksa Zinedine Zidane e cilëson si ‘finale” duelin e së martës në mbrëmje. Trajneri francez ndalet edhe te gjendja e dyshes Asensio-Hazard.

Kam parë një dëshirë të madhe te skuadra, mezi po e presin ndeshjen e nesërme. Na pret një tjetër finale, takimi me Shakhtar është më i rëndësishmi i fazës së grupeve.



 

Zidane dhe Asensio

Asensio? Boll folët për këtë lojtar, e keni tepruar dhe nuk duhet ta bëni më. Marco duhet të mendojë vetëm për të luajtur dhe për të fituar formën e tij më të mirë.

Ka qëndruar rreth një vit i dëmtuar. Situata e Hazard është më e komplikuar. Më parë nuk dëmtohej kurrë, kjo situatë nuk është e mirë për atë por as për ne“, deklaron Zidane. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!