Valdet Rama krijoi entuziazëm të madh te tifozët shqiptarë kur debutoi me kombëtaren e Shqipërisë në marsin e vitit 2013. Lojtari i shpejte, driblues i bukur dhe aftësi për të dërguar topin në rrjetë.
Te Valladolid shkëlqeu, me kombëtaren ka realizuar 3 gola në 15 ndeshje, por më pas nisën problemet dhe 33-vjeçari sot luan te Meppen, skuadër e divizionit të tretë të futbollit gjerman.
Sot ka gjetur rrugën e rrjetës në sfidën shtëpiake ndaj Ingolstad. Sulmuesi anësor nga Mitrovica, dërgoi topin në rrjetë në minutën e 23-të, me Meppen që po udhëheq 2-0.
Skuadra e Ramës ndodhet në vend të fundit dhe fitorja e sotme është tepër e rëndësishme, teksa ky ishte goli i dytë në kampionat për lojtarin shqiptar. /abcnews.al