Milani si në kohët e shkuara, vendosin rekordin historik të pikëve

schedule11:16 - 30 Nëntor, 2020

schedule 11:16 - 30 Nëntor, 2020

Milan arriti një fitore shumë të rëndësishme ditën e djeshme në shtëpi kundër Fiorentinës. Kuqezinjtë e drejtuar dhe në këtë ndeshje nga Daniele Bonera triumfuan me rezultatin 2-0, falë golave të Romagnolit dhe Kessie.

Ata vazhdojnë të qëndrojnë në vendin e parë në renditje pas nëntë ndeshjeve të para këtë sezon. “Djalli” deri më tani ka grumbulluar 23 pikë dhe ky është një rekord më vetë për Milanin.

 

Kuqezinjtë duke festuar një gol të Ibrahimovic

Që kur ka filluar sistemi që një fitore vlen tre pikë në vitin 1994, ky është sezoni që kuqezinjtë kanë grumbulluar më shumë pikë se në çdo sezon tjetër pas nëntë ndeshjeve të para. Mesa duket ata janë në rrugën e duhur për të luftuar deri në fund për titullin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!