Napoli po përballet me Romën në shtëpi sonte dhe kërkon me çdo ngulm fitoren në kampionat për t’ia dedikuar atë Diego Armando Maradonës.
Ikona argjentinase dhe idhulli i përjetshëm i popullit napolitan, u nda nga jeta ditën e mërkurë, teksa kryetari i bashkisë së qytetit jugor italian, vendosi që stadiumi “San Paolo” do të marrë emrin “Diego Armanda Maradona”.
Rikthehemi te ndeshja, që është zhbllokuar në minutën e 31-të. Goditje dënimi për Napolin dhe ekzekutim perfekt i Lorenzo Insignes. Eurogol i kapitenit dhe vrapim drejt stolit, aty ku merr fanellën me numër 10 të Maradonës, cili do jetë duke e shijuar nga lart këtë perlë të Insignes. /abcnews.al