VIDEO/ “Forca miku im”, ylli i Juventusit dedikim sulmuesit të Shqipërisë

schedule12:18 - 29 Nëntor, 2020

schedule 12:18 - 29 Nëntor, 2020

Lëvdata Myrto Uzunit dhe më pas dedikim për Giacomo Vrionin. Alvaro Morata gjatë kësaj jave nuk e ka kursyer mirësinë ndaj shqiptarëve dhe dje golin e shënuar kundër Benevento ia kushtoi pikërisht futbollistë të kombëtares kuqezi.

Giacomo Vrioni, pjesë e skuadrës së Juventusit, ditët e fundit ka pësuar një frakturë në stërvitje dhe i duhet të operohet. Morata ka menduar që golin e djeshëm t’ia dedikojë pikërisht djaloshit nga Sukthi.

Spanjolli, pas ka shënuar i është drejtuar një prej kamerave në stadiumit dhe dallohet qartë kur thotë “Forca miku im”. Nuk mungon edhe falënderimi i Vrionit, që e ka postuar videon në “Instagram”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!