Nëse s’do ishte moderatore, Arbana Osmani do kishte zgjedhur këtë profesion

schedule09:22 - 29 Nëntor, 2020

schedule 09:22 - 29 Nëntor, 2020

Arbana Osmani është një ndër personazhe më të dashur për publikun shqiptar. Prej shumë vitesh në ekran, Arbana vlerësohet si një ndër moderatoret më të mira. Pak javë më parë, moderatorja u bë nënë për herë të dytë. Ajo dhe partneri Eduart Grishaj mirëpritën një djalë që e pagëzuan me emrin e veçantë, Diell.

Moderatorja është shumë aktive në rrjete sociale, ku shpesh ndan foto nga përditshmëria e saj. Së fundmi, ajo iu është përgjigjur interesit të ndjekësve ku ka zbuluar dhe profesionin që do të donte të kishte.

Nëse nuk do të ishe prrezantuese televizioni, çfarë profesioni do të dëshiroje të bëje?“, ka qenë pyetja e ndjekësit. “Të them të drejtën se di, se këtë kam dashur të bëj që fëmijë. Ngase më pëlqen psikologjia, ndoshta do të kisha dashur të bëhesha psikologe, por nuk jam e sigurt.“, është shprehur Arbana. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!