Interi reagon në mënyrën më të mirë pas humbjes 0-2 ndaj Real Madrid në Champions League. Ekipi i Antonio Contes ia doli të fitojë 0-3 jashtë fushe kundër Sassuolos, ekipi që nuk kishte pësuar asnjë humbje.
Ndeshje pozitive e zikatërve, që sigurojnë tre pikët pas tre golave të realizuar, duke u ngjitur përkohësisht në vend të dytë të Serie A, me 18 pikë, dy më pak se Milani kryesues (pret Fiorentinën nesër).
Alexis Sanchez zhbllokoi sfidën në minutën e katërt. Kileni mori një asist nga Lautaro Martinez dhe gjeti golin e dytë në kampionat. Dhjetë minuta më vonë erdhi edhe dyfishimi, me rumunin Chiriches që shënoi një autogol.
Vendasit nuk patën forcë për të rihapur takimin, që u mbyll përfundimisht nga Roberto Gagliardini në minutën e 60-të. Sfida nuk prodhoi më gola, gjithçka u mbyll 0-3 për Interin, që mori tre pikë fantastike ndaj një skuadre tepër të fortë. /abcnews.al
Serie A, java e nëntë
Sassuolo-Inter 0-3
(Sanchez 4′, Chiriches (aut) 14′, Gagliardini 60′)