Më i godituri i Lindjes së Mesme, ulet numri i infeksioneve në Iran

schedule14:42 - 28 Nëntor, 2020

schedule 14:42 - 28 Nëntor, 2020

Ministria e Shëndetësisë së Iranit njoftoi të shtunën një ulje të infeksioneve të koronavirusit, duke thënë se 89 nga 160 qytete ishin jashtë kategorisë së caktuar të rrezikut të lartë.

“Falenderoj qytetarët tanë të dashur për marrjen e masave të duhura paraprake dhe për tolerimin e kufizimeve,” tha zëvendës ministri i shëndetësisë Alireza Raisi në TV shtetëror, duke shtuar se respektimi i masave nga publiku ishte 90 përqind.

Ndërkaq, qeveria njoftoi të shtunën mbylljen e zyrave qeveritare, të cilat nuk janë thelbësore në përpjekje për të ndaluar përhapjen e virusit.

Një zëdhënëse e ministrisë së Shëndetësisë raportoi 13.402 raste të reja me koronavirus të shtunën, duke e çuar numrin kombëtar në 935,799 në vendin më të goditur të Lindjes së Mesme. /abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!