Brexit, shefi i negociatorit të BE-së Michel Barnier mbërrin në Londër

schedule14:30 - 28 Nëntor, 2020

schedule 14:30 - 28 Nëntor, 2020

Negociatori për Brexit i Bashkimit Europian, Michel Barnier ka mbërritur në Londër për të rinisur bisedimet mes bllokut europian dhe Mbretërisë së Bashkuar, vetëm pesë javë para se të përfundojë Brexit.

Bisedimet u ndërprenë javën e kaluar pasi një nga anëtar i ekipit negociator  i BE-së rezultoi pozitiv me koronavirus.

Por Barnier dhe negociatori britanik, David Frost u janë rikthyer bisedimeve për të siguruar marrëveshje në çështje kyçe, duke përfshirë peshkimin, ndihmën shtetërore dhe një rezolutë – para se Britanisë t’i skadojë statusi i tranzicionit me BE-në, më 31 dhjetor.

Të dyja palët kanë paralajmëruar për mundësi të dështimit të përpjekjeve. Kryeministri Britanik Boris Johnson tha se u takonte europianëve të bënin një hap para dhe  se Britania ishte e përgatitur në rast se vendi do të dilte pa asnjë marrëveshje.

Por kjo do të krijonte kaos në kufij dhe në tregjet financiare,  dhe shkëputje në zinxhirin e furnizimit për Europë dhe më tej./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!