Surpriza në Trigoria të Romës, zbulohen bomba nga Lufta e Dytë Botërore

schedule13:48 - 28 Nëntor, 2020

schedule 13:48 - 28 Nëntor, 2020

Seanca stërvitore e Romës nuk ka qenë edhe aq e zakonshme ditën e sotme. Në “Trigoria” janë gjetur plotë 20 bomba të pashpërthyera nga Lufta e Dytë Botërore

Sipas raportimit të “Il Messaggero”, çdo aktivitet u ndërpre dhe duhej ndërhyrja e ushtrisë italiane. Bombat u zbuluan teksa aty po bëhen punime, pasi romakët po ndërtojnë disa fusha të reja stërvitore.

Ishte vetë klubi kryeqyetas që postoi një foto, teksa ushtria çmonton bombat. Ndërkohë trajneri Fonseca nuk e ka ndërprerë stërvitjen, pasi ai dhe grupi i lojtarëve vazhduan normalisht seancën në një zonë tjetër. /abcnews.al