Në fshatin Taç te Ersekës banorët vuajnë prej vitesh mungesën e ujit të pijshëm. Fshati Taç ndodhet në rreze të malit të Gramozit, pak kilometra larg qytetit të Ersekës.
Prej shumë vitesh furnizimi me ujë për këta banorë është hall i madh.
“Jemi në rrëzë të malit dhe është turp të mos kemi ujë, nuk shaj asnjë, Erioni është i fundit që ka ardhur në pushtet, por s’di çfarë të të them. Nuk më intereso shumë rruga, por këtu s’ka asnjë investim”, është shprehur një banore.
“Pa ujë të pijshëm qëkur e bëri Enver Hoxha e marrim shumë larg, tashmë tallen me ne dhe nuk sjellin asgjë. Kemi qenë më mirë sesa tani”, është shprehur një tjetër.
Një tjetër banor në këtë fshat shprehet se kanë shumë pak ujë të pijshëm por rrjeti i ujësjellësit është shumë i prishur.
Banoret e Taçit patën shpresa tek kryebashkiaku Erjon Isai. Por serish mbeten te zhgënjyer
“U qamë nga shiu, ramë në breshër. Po morën pushtetin, unë dhe s’ka tjetër… shyqyr që kemi depozitat e ujit se do kishim vdekur”, ka thënë ai.
Ne bashkinë e Ersekës ABC mori përgjigjen se shumë shpejt do të nise puna për ujësjellësin duke i dhënë fund këtij problemi të mbartur prej dekadash. /abcnews.al