Lukashenko: Do të jap dorëheqjen kur të miratohet Kushtetuta e re

schedule23:53 - 27 Nëntor, 2020

schedule 23:53 - 27 Nëntor, 2020

Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko deklaroi se do të tërhiqet si president sapo të miratohet një kushtetutë e re. “Unë nuk do të jem më president kur të miratohet kushtetuta e re” tha ai. Por protestuesit refuzojnë premtimet pasi e shikojnë si taktikë të tij.

Bjellorusia është tronditur prej disa muajsh protesta anti-qeveritare që kur Lukashenko, diktatori i fundit i Evropës, pretendon fitoren në zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit që kundërshtarët e tij thonë se ishin manipuluar./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!