Parlamenti si thertore, “përleshja” me zorrë derri mes deputetëve

schedule22:50 - 27 Nëntor, 2020

schedule 22:50 - 27 Nëntor, 2020

Parlamenti në Tajvan është kthyer në një vend kaosi ku hidheshin andej këndej sasi të mëdha zorrësh derri. Ishin deputetët e opozitës që u hodhën mbi kokë kolegëve të tyre të mazhorancës zorrët e derrit pas një përplasje të ashpër mes palëve.

Debatet dhe përplasjet fizike nisën pasi opozita kundërshtoi vendimin e qeverisë për të lejuar importin e mishit të derrit nga SHBA.

Partia në pushtet i mohon akuzat dhe ka bërë thirrje që debat të bëhet sa më racional. Përplasjet e dhunshme në parlamentin e Tajvanit nuk janë diçka e re.