Luka Modric është një nga lojtarët që ndodhen në vitin e fundit të kontratës me Real Madrid. 35-vjeçari shprehu ditë më parë dëshirën për të vijuar të jetë pjesë e “Los Blancos”.
Të njëjtin mendim kanë edhe drejtuesit e kampionëve të Spanjës. AS raporton se Reali do t’i ofrojë rinovimin lojtarit kroat pas muajit janar.
Modric cilësohet i rëndësishëm prej klasit që zotëron, por edhe për për faktin që do të ndihmojë talentet e reja në moshë për t’u rritur.
Emri i Luka Modric është lidhur me një kalim në Serie A. Ish-fituesi i “Topit të Artë” njihet si një tifoz i Milanit, por Reali nuk ka ndërmend të heqë dorë nga ai. /abcnews.al