Bardhi: Procesi i rindërtimit pas tërmetit, një nga dështimet e Edi Ramës

schedule21:56 - 27 Nëntor, 2020

schedule 21:56 - 27 Nëntor, 2020

Ish-deputeti i partisë Demokratike, Gazment Bardhi, nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” ka reaguar me kritika ndaj kryeministrit Edi Rama.

Teksa është ndalur tek procesi i Rindërtimit, Bardhi e konsideron një dështim të kryeministrit.

Po ashtu ai rëndit disa nga premtimet e pambajtura sipas tij, ndërsa shton se koha e kryeministrit Rama dhe mashtrimeve të tij ka mbaruar: “Është koha të kemi një qeveri që punon për qytetarët”, shprehet ai.

Statusi:

Procesi i rindërtimit pas tërmetit është një nga dështimet e mëdha të Edi Ramës. Bilanci i tij një vjeçar është shumë premtime, fare pak punë.

Më konkretisht:

Premtoi se deri në dhjetor familjet do të futeshin në shtëpitë e tyre. Per 1 vit, ka ndërtuar vetëm 2.6% të shtëpive.

Premtoi se në shtator nxënësit do të kishin shkollat e reja dhe qytetarët spitale të reja. Pas një viti, ka ndërtuar vetëm 3% të shkollave të premtuara dhe zero spitale.

Bilanci 1 vjeçar pas tërmetit i Edi Ramës është zero pallate të reja të ndërtuara.

Edi Rama ka arritur vetëm një objektiv me rindërtimin.

U ka dhënë klientëve të vet shumicën e fondit për rindërtimit.

Vetëm Safet Gjicit i ka dhënë 35 milionë euro me një dorë.

Koha e Edi Ramës dhe mashtrimeve të tij ka mbaruar! Është koha të kemi një qeveri që punon për qytetarët!/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!