Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Mbajtën peng 23-vjeçarin shqiptar për para, nën akuzë dy vajza greke dhe tre shqiptarë

schedule21:58 - 27 Nëntor, 2020

schedule 21:58 - 27 Nëntor, 2020

Policia greke, ka rënë në gjurmët e autorëve që mbajtën dhe shantazhuan një shtetas shqiptar, 23-vjeçar.

I riu u rrëmbye shkurtin e kaluar në qendrën Selanikut dhe për më shumë se 24 orë u mbajt në një makinë derisa të afërmit e tij paguan para për ta liruar.

Autorët e krimit kërkuan fillimisht 2500 euro, por më pas ranë dakord për të marrë 1000 euro dhe pasi morën paratë ata e lanë të lirë 23-vjeçarin.



Sipas policisë si autorë të përfshirë në këtë ngjarje, u identifikuan tre bashkatdhetarë të 23-vjeçarit dhe dy vajza greke që morën përsipër të merrnin paratë.

Ndërkohë Departamenti i Krimeve Kundër Jetës, tha se arsyeja e kësaj ngjarje dyshohet se kanë qenë mosmarrëveshjet financiare që autorët kishin me viktimën.

Sakaq mediat e huaja shkruajnë se çështja do të paraqitet në Prokurorinë e Selanikut dhe më pas pritet të lëshohen urdhër-arrestet./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!