Kur do të jetë tërmeti i radhës? Kreu i Akademisë së Shkencave: Një herë në kaq vite kemi tronditje

schedule18:34 - 27 Nëntor, 2020

schedule 18:34 - 27 Nëntor, 2020

Dje u shënua një vjetori i tërmetit tragjik që mori 51 jetë dhe la shumë të plagosur në vendin tonë, ndërsa dëmet materiale ishin të jashtëzakonshme.

Por, a do të arrijnë shkencëtarët të parashikojnë tërmetet? 

Kryetari i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi përgjigjet se parashikime të përafërta do të ketë.

Tërmetet nuk mund të parashikohen në datën apo orën e caktuar, por shkencëtarët kanë arritur të parashikojnë përafërsisht vitin kur do të bien tërmete.

Është fakt që shkencëtarët kanë parashikuar që njëherë në 40 vjet, Ballkani do të tronditet nga tërmete të forta, dhe po t’i referohesh historikut të tërmeteve, kjo dukuri ka ndodhur vërtete. 

Ndaj kërkimet dhe studimet duhet të jenë të përbashkëta me shkencëtarët dhe sizmologët e Ballkanit, sepse ne nuk jemi fqinj vetëm mbi tokë, por edhe nën tokë” tha Gjinushi./ db/Abcnews.al